Etleva Kondi, ish-nënkryetarja e bashkisë së Durrësit dhe ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e inceneratorëve, që akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim është ndaluar nga policia e Shtetit.

Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe tashmë ndodhet e ndaluar nga policia.

Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë.

Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.