Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim.
U ndalua A. Kovaçi 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortës së tij, shtetases R.K. 45 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.





