Në vijim të operacionit policor të koduar “Vazhdimësia”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoinë e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë kapja e shtetasit në kërkim J.P., 25 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.