Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër.

Bëhet me dije se ndaj 75-vjeçarit me iniciale K.I ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin në kërkim K. I., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.