Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, por është kapur në portin e Durrësit në tentativë për të dalë jashtë kufirit me traget.

Bëhet fjalë për shtetasin E.S. 57 vjeç, banues në Vlorë, i kërkuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia informon se 57-vjeçari u kap më datë 19.05.2018, në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës.