Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me iniciale A.M, banues në Elbasan.
Siç bën me dije policia, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.





