Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga ka përfunduar një shtetas në kërkim për plagosje dhe një 33-vjeçar që po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 02.04.2021, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. I., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.