Vihen në pranga 4 shtetas në kërkim të cilët akuzohen për plagosjen e rëndë të një shtetasi, me sende të forta, ngjarje kjo e ndodhur më 26 shtator në Durrës.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

Vihen në pranga shtetasit në kërkim: B. K, 32 vjeç, D. K, 60 vjeç, A. Gj, 32 vjeç, dhe Q. S, 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç, i cili është dëmtuar rëndë.