Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ka rënë në prangat e Policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj të arrestuarit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë arrestimi i 22-vjeçarit është bërë në pikën kufitare të Kakavijës.

PKK Kakavijë/ Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njoftoi policia.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.