Një person nga Durrësi, pjesëmarrës në protestën e një muaji më parë kundër tarifës së Rrugës së Kombit, i cili ishte në kërkim nga policia, është ndaluar nga blutë e Kukësit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se u ndalua shtetasi në kërkim, D.Ll, vjeç 55, banues në Durrës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, ka urdhëruar fillimin e procedimit penal ndaj durrsakut, i akuzuar për 3 vepra penale: “Kundërshtim i punonjësit policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, nenet 236/2, 150 e 151 të Kodit Penal.