Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim në Itali në kuadër të operacionit “Fast Car”. Hetimet u drejtuan nga prokuroria italiane, që zbuloi përfshirjen e të dyshuarit në një rrjet të organizuar kriminal të lidhur me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Urdhri evropian i arrestit u zbatua në Spanjë, ku fshihej shqiptari, falë bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve.
Hetimi “Fast Car” nisi nga arrestimi në Reggio Emilia, më 31 dhjetor 2019, i një 42-vjeçari italian, i cili u gjet me 30 gram kokainë dhe parave cash.
Nga analiza e përpiktë e lidhjeve dhe marrëdhënieve të mbajtura nga ai me subjekte të ndryshme në provincën e Reggio Emilia dhe nga monitorimi hetimor i rrjetit kriminal që u shfaq gradualisht, doli një aktivitet kriminal i fokusuar kryesisht tek droga, por edhe në vepra të tjera.
Nga hetimet u bë arrestimi i 11 personave të tjerë në flagrancë ose me urdhër arresti dhe sekuestrimi i mbi 150 gram kokainë dhe një pushke të Luftës së Dytë Botërore me municion përkatës. Kanali i furnizimit ishte Campania dhe droga e vendosur në tregun Reggio Emilia vinte kryesisht nga distrikti Scampia i Napolit.