Një 37-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim për tre vepra të ndryshme penale ka rënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar.
Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar shtetasi Xh.Ç., banues në lagjen Nr 17 Durrës, i cili kërkohej për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm", "Falsifikim formularësh" dhe " Kallëzim i rremë".
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si për kapjen e personave të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë vijuar kontrollet e pandërprera të territorit dhe në banesa ku mund të fshiheshin persona të shpallur në kërkim, apo mund të kishte lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh.Ç., 37 vjeç, banues në lagjen Nr 17 Durrës, i shpallur në kërkim për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm" "Falsifikim formularësh" e " Kallëzim i rremë"
Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.





