Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar. Mediat italiane theksojnë se i arrestuari akuzohet për veprat penale “grabitje” dhe “rrëmbim personi”.
Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, shqiptari, identitetit i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar në ambientet e një hoteli në Varcelli, ndërsa ishte nën shoqërinë e një gruaje.
Policia kishte siguruar informacione në rrugë operative se shqiptari ndodhej në qytet dhe më pas ndërhyri për ta arrestuar atë.





