Pesë persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
E.K, 32 vjeç, banues në Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.
A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
L.K, 46 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: A.C, 54 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip BMW, i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i papajisur me leje drejtimi.





