Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan një 29-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili ishte në kërkim për vjedhje.

Policia njofton se u ndalua shtetasi në kërkim B. H., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Dyshohet se më datë 20.08.2022, ka vjedhur në banesën e shtetasit M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.