Policia në Kaserta të Italisë ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim që prej dhjetorit të 2014-tes.
Ai është Azem Jella, 36 vjeç. Atij i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata e Apelit të Ankonas.
Jella akuzohet për vjedhje dhe posedim të pasurisë së vjedhur, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë (efektivëve të policisë), shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera, raportojnë mediat lokale.
Azem Jella, prej disa kohësh ishte vënë në ndjekje nga policia, por arrestimi i tij është bërë teksa ai po udhëtonte me mjetin e tij, me targa polake. Këtë automjet ai e kishte marrë me qira nga një tjetër person, i cili nga mediat italiane është i identifikuar, me iniciale D.F. Ky i fundit rezulton të jetë i punësuar nga shqiptari dhe ishte personi që i jepte makinës.
Jella, gjatë kontrollit policor, u ka treguar efektivëve një dokument identiteti dhe një patentë rumune, që pas kontrolleve të mëtejshme rezultoi false.
Akuzat në ngarkim të shtetasit shqiptar Azem Jella shtohen edhe për posedim të dokumenteve false të identitetit.





