Gjashtë viktima, 9 të plagosur e 16 persona të humbur është bilanci provizor i mëngjesit të sotëm në tragjedinë e malit Marmolada, në Trentino Alto Adige.
Shembja e një masivi akulli ka përfshirë dy grupe alpinistësh që po tentonin të ngjiteshin në majën e tij.
Skuadrat e shpëtimit janë në vendngjarje e operacionet e kërkimit vazhdojnë për gjetjen e të humburve.
Një masë e madhe akulli është shembur ditën e djeshme (3 korrik) ku përfshiu nën të disa alpinistë që po tentonin të ngjiteshin në majë, në atë pjesë që njihet si Punta Rocca.
Pak ditë më parë mali Marmolade arriti temperaturën rekord të 10 gradëve në majën e tij, çka dyshohet që ka sjellë dhe shkrirjen e shembjen e masivit të akullit.





