27gusht 2015 – Ky është kamioni ku u gjetën sot paradite trupat e dhjetëra klandestinëve. Dyshohet se mjeti ka më shumë se dy ditë, i braktisur në krah të autostradës në Parndorf të Austrisë. Tragjedia u zbulua sot, në të njëjtën ditë kur në Vjenë mbahej samiti i përfaqësuesve të lartë të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit që synojnë anëtarësimin.

Punonjës të policisë rrugore kanë pikasur kamionin, i cili mbante stemën e një pularie dhe kanë menduar se kishte pësuar ndonjë defekt. Por, kur i janë afruar kanë parë gjakun e pulave të shkrira që rridhte nga mjeti. Shoferi nuk ndodhej dhe policët kanë hapur derën e kamionit, për të zbuluar tragjedinë.

“Mund të jenë 50 vetë në këtë kamion, të asfiksuar. Një pjesë e madhe e tyre janë në fazë dekompozimi nga nxehtësia dhe koha e gjatë e qëndrimit në kamionin e braktisur”, thanë autoritetet vendase. Ata shprehen se nuk e dinë origjinën e klandestinëve, por sipas tyre rruga që kanë ndjekur ka qenë nga Serbia, Hungaria e më pas në Austri, Hetimet kanë nisur për këtë tragjedi të radhës të emigrantëve që synojnë BE-në.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/