Duke filluar nga muaji i ardhshëm, kalimi i rrugës me celular në vesh ose në dorë do ti kushtojë një gjobë që fillon nga 40 euro, kalimtarëve në Lituani. Të mërkurën është aprovuar rregulli i ri që i detyrohen të mos i përdorin kur ecin, me qëllim uljen e numrit të vdekjeve në rrugë.
"Kalimtarët nuk duhet të përdorin celularin derisa të kalojnë rrugën dhe të jenë në trotuar", tha Ministri i Transportit, Rokas Masiulis gjatë një takimi që u transmetua live.
Vitin e kaluar, 68 kalimtarë janë vrarë nga motorët dhe motocikletat në Lituani, një vend që ka 2.8 milionë banorë. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, pas Rumanisë dhe Letonisë, Lituania është vendi i tretë në BE që ka numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë.





