Ndeshja e finales së Kupës General Da'ud mes skuadrave Horseed SC dhe Heegan FC nuk do të harrohet në historinë e futbollit të shtetit afrikan Somali. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, televizioni shtetëror SNTV ka transmetuar live një ndeshje futbolli.

Kryetari i Federatës somalezetë futbollist Abdikani Said është shprehur se kjo është një ngjarje e rrallë për vendin e tij. "Ky transmetim i drejtpërdrejtë është një ngjarje e rrallë të cilën e kemi ëndërruar me vite dhe tashmë u bë realitet. Jemi shumë të lumtur", deklaroi ai.

Somalia është në luftë civile që nga viti 1991, ndërsa për ruajtjen e sigurisë aktualisht në këtë shtet janë vendosur forca ushtarake të Bashkimit Afrikan.