Revista “National Enquirer” shpreh dyshime për mundësinë që Kim Kardashian të mos jetë shtatzënë. Ashtu si për Beyonce-n, dyshohet se as Kim nuk është shtatzënë.
Revista thekson se Kardashian është thjesht shumë e shëndoshë dhe ka dëshirë të vazhdojë të hajë akullore pa e vrarë mendjen. Duke u hequr si shtatzënë gjithçka mund t’i lejohet të shijojë apo jo?
NE shkruan gjithashtu se ajo ka thurur gjithë këtë gënjeshtër për të shmangur kritikat e kilogramëve të tepërt si dhe për të përshpejtuar divorcin me Kris Humphories.
Mendohet se ajo ka kërkuar një nënë tjetër për të lindur fëmijën e Kanye-t. Një tjetër fakt që të bën të dyshosh është dhe shmangia ekspozimit të shtatzënisë se saj në reality show-n e Kardashianëve.





