Këngëtarja Nora Istrefi së shpejti do publikojë klipin e saj më të ri.
Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të realizuar gjatë zhvillimit të xhirimeve, ku është e vështirë të arrish ta identifikosh atë.
E veshur me rroba ngjyrë bezhë, ajo do të duket tërheqëse si gjithmonë, megjithatë nga fotoja duket se këtë herë Nora do të surprizojë me look- un e saj.





