Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashura në showbizin shqiptar. Dyshja kanë shumë vite bashkë dhe shpesh tregojnë dashurinë për njëri-tjetrit.

Së fundmi, krijuesit e hitit “Duamë” kanë ndarë disa momente intime bashkë me ndjekësit e tyre.

Në fotografitë që ka publikuar Cani, çifti shfaqen duke shkëmbyer puthje në një panoramë natyre të mrekullueshme.

“Zemër përmbi zemër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

Albani në anën tjetër ka publikuar një foto pranë bashkëshortes duke i dhuruar një puthje në ballë, teksa shtoi: “Në kohë të mira e të vështira”.