Një nënë në British Columbia të Kanadasë i dha jetë foshnjës së saj duke qenë në koma dhe e infektuar me COVID-19.

Gillian McIntosh po lufton për jetën e saj pasi u infektua me Covid-19 afër fundit 9-mujorit të shtatzënisë dhe u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni urgjent për të shpëtuar djalin e saj, ndërsa ishte në koma të induktuar.

Ajo rezultoi pozitive për COVID-19 më 6 nëntor dhe gjendja e saj u përkeqësua shpejt. Ajo u shtrua në spital në 10 nëntor dhe u vendos në një ventilator në një gjendje kome të induktuar. 37-vjeçarja, është në kujdes intensiv, ndërsa burri i saj kujdeset për vajzën e çiftit dhe djalin e porsalindur, të cilit ata po presin t’i vendosin emrin.