Ndoshta s'e kishit menduar ndonjëherë që Luana do performonte në të njëjtin koncert me rivalin e kunatit të saj, Getoarit, por ja që ndodhi.
Ata kanë ndarë skenën në një nga klubet e Kosovës, por veprimi i Noizyt i habiti të gjithë.
Të gjithë e mbajmë mend rivalitetin e hershëm të Noizyt dhe Ghetto Geasyt dhe lidhur me këtë ai ngacmoi Luanën në koncert.
Teksa po bëhej gati të këndonte këngën DISS për Babastars, Noizy i tha Luanës që me siguri ishte në prapaskenë “Të fala kunatit”.
Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.





