Prezenca e trajnerit Zinedin Zidan në ndeshjen e nesërme të Real Madrid ndaj Osasunës ishte vendosur në dyshim serioz. Kjo për arsye se francezi ishte izoluar duke qenë se kishte qenë në kontakt me një person që më pas rezultoi të ishte i infektuar me COVID-19.
Megjithatë, për fat të mirë nga ky takim, Zidan ka shpëtuar pa u infektuar me virusin e rrezikshëm teksa testi i kryer ka rezultuar negative.
Kështu, Zidan ka marrë konfirmimin që ditën e nesërme të drejtojë nga afër skuadrën teksa me rezultatet e fundit, Los Blancos duket se janë rikthyer në garën e titullit, edhe pse rivalët e qytetit, Atletiko Madrid kanë dy ndeshje më pak se ta dhe mund të shkëputen sërish në krye.





