RUSI, 9 prill 2013 – Në kopshtin zoologjik të Moskës çeli nga veza një Gerrhosaurus major (hardhuca pasardhëse e drejtpërdrejtë e dinosaurëve). Këto hardhuca jetojnë në jug të Saharasë dhe në Madagaskar.

Ato rrallëherë mbahen në izolim prandaj lindja e këtyre kafshëve në një kopsht zoologjik është një ngjarje me të vërtetë e rrallë.

Siç rrëfejnë ekspertët, Gerrhosaurus major ushqehen me insekte, merimanga si dhe me zogj të vegjël. Nëse ushqehet mirë një hardhucë e kësaj specie mund të rritet dhe të arrijë gjatësinë trupore deri në 0.5 metra.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/