Në Krujë nuk kanë as mjete zjarrfikëse, por shuarja e zjarrit mbetet të bëhet me mjete rrethanore. Shefi i stacionit zjarrfikës Krujë, Altin Shullazi, ka bërë prezent mungesën e mjeteve për ndërhyrjen në vatrat e zjarreve, të cilat janë tejet të amortizuara dhe nuk e përballojnë situatën e krijuar.

Shijaku mbulohet nga Shërbimi i Durrësit pasi edhe ky stacion ka mangësi në infrastrukturën e domosdoshme.

Këto problematika u ngritën gjatë takimit të zhvilluar në Prefekturën e Durrësit me drejtuesit e Njësive Administrative dhe institucioneve lokale për marrjen e masave parandaluese ndaj zjarreve në këtë qark, që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është e pazakontë.

K.H.