31korrik 2015 – Sulm intensiv i policisë mbi parcelat me drogë të Krujës. Në fshatin Nikël, në faqen e malit Kurtcaj, u zbuluan 27 parcela me 2013 rrënjë kanabis, të cilat arrinin deri në 1 metër e 60 cm. Forcat në aksion i vunë flakën bimëve, deri në asgjësimin e plotë të tyre. Për shkak se territori ndodhej në një zonë pyjore, nuk është mundur të identifikohen kultivuesit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/