TIRANE-Adnand Kosova emërohet prokuror i ri i Tiranës në vend të Sokol Malaj i larguar nga detyra pak ditë më parë. Kosova pritet të nisë nesër zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie simbolike që do zhvillohet në Prokurorinë e Tiranës.

Adnand Kosova ka qenë në vitin 2007 në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Emërimi i tij në këtë post vjen pasi ish kreu i organit të akuzës së Tiranës Sokol Malaj paraqiti dorëheqjen.

Këto janë ndryshimet e para që përfshinë organin e akuzës që prej emërimit në këtë detyrë të Llallës. Burime nga organi i akuzës shprehen se ndryshimet në prokurori do të vijojnë, ndërsa pjesë e lëvizjeve do të jenë edhe disa nga drejtuesit e prokurorive në rrethe.