TIRANË – Në postin e drejtorit të ri të Tatimeve në drejtorinë e Tiranës, më e madhja në vend dhe më e rëndësishmja pas Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhënj (drejtoria e ashtuquajtur e VIP-ave), në administratën fiskale, është emëruar Vilma Rakipi.Vilma Rakipi është bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi.
Më parë, deri në vitin 2006 ajo ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit, por në administratën tatimore. Më pas, ka punuar si pedagoge në shkollën e Magjistraturës për lëndën e së drejtës fiskale.Ky emërim është kryer nga ana e drejtoreshes së përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj.





