Një 66-vjeçare është mbytur duke u vetëhedhur në një kanal vaditës në fshatin Hambar të Fierit.
Dyshohet se e moshuara me iniciale R.H., banuese në fshatin Tokjan, vuante nga depresioni.
Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier
Në fshatin Hambar, në një kanal vaditës dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur dhe është mbytur shtetasja R. H., 66 vjeçe, banuese në fshatin Tojkan, Fier.
Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





