Ish-kryeministri Sali Berisha kë kërkuar që demokratët të ripërshtaten me kushtet e reja. Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha thotë se kryeministri Rama e ka zhytur vendin në mbretërinë e frikës dhe se demokratët janë shpresa e vetme për shqiptarët.
Sipas tij, në kushtet e reja është e nevojshme që opozita të ripërshtatet. “Duhet konceptuar qëndresa”, thotë ai. Më tej, ai shton se duhen gjetur njerëzit e guximshëm pasi vetëm përmes tyre mund të “thyhet akulli i frikës”.
Sali Berisha: Në asnjë rrethanë ne nuk mund të zmbrapsemi, por në kushte të reja të diktuara, në mënyrë të shpejtë nga regjimi natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte. Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.
Edi Rama ka zhytur shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologji të ndjenjave njerëzore. Shpesh thonë se ai fiton vota, kjo s’më rikujton mua asgjë tjetër veçse marsin e vitit ’91, kur ne zona më e varfër më e mjeruar, nuk an votoi jo se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.
Por, më e fuqishme se sa ulurima e urisë ishte frika tek ata. Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë kjo frikë e njohur si strategji u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur, por nga ana tjetër askush të mos mendojë se njerëzit janë të qetë të kënaqur të jetojnë me frikë. Çdo njeri dëshiron të çlirohet sa më parë. Asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, drejtuesit të PD-së.
Në këtë kontekst duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë e atyre që guxojnë, dhe ata që guxojnë janë shumë herë më shumë nga ç’mund të mendojmë ne.
Si t’i identifikojmë. Thjesht të bëhemi zëdhënës të kërkesave të tyre. Ata kanë guximin dhe u bën të mundur të kenë projekte për betejën. Kjo është rruga e vetme që ne të shkrijmë akullin e frikës. Le të rritemi dhe të shndërrohemi siç jemi sot. Sot jemi shpresa e vetme për shqiptarët.“