3shtator 2015 – Kushdo që kalon në urën e madhe të Lanës, pikërisht në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” ka zënë hundën me dorë nga era e keqe. Shifrat tregojnë se poshtë saj qenka bërë nami, pasi që kur kanë nisur gjobitja në masë e ndotësve janë konstatuar gati 300 raste.

Shifrat dalin nga Bashkia e Tiranës, sipas së cilës pjesa më e madhe e të gjobiturve janë ata që janë kapur duke urinuar poshtë urës së Lanës. Pritet që nga 5 mijë lekë gjoba ndaj ndotësve të ambientit të shkojë në 20 mijë lekë.

/portali DurresLajm/