Tërmeti i 26 nëntorit solli dëme të shumta edhe në qytetin e Lezhës, ku shumë pallate e banesa u shpallën të pabanueshme.

Këshilli bashkiak i Lezhës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendimin për prishjen e dy pallateve në Lezhë. Pallatit 88 në lagjen Skënderbeg dhe pallati 4-katësh të cilët nga specialistët janë cilësuar si të rrezikshëm dhe nuk mund të ndërhyhet në rikonstruksionin e tyre.

Pas prishjes së dy pallateve në Lezhë, do të nisë ndërtimi i dy pallateve të reja me fondet e siguruara nga bashkia e Lezhës.
Gjithashtu në mbledhje u miratua edhe lista e tretë e familjeve përfituese të bonusit të qirasë.