Këngëtarja me famë botërore, Cher ka zbuluar këshillën e saj vendimtare për gratë.
77-vjeçarja tregoi të vetmen gjë që të gjitha gratë duhet të bëjnë një herë në jetën e tyre gjatë një episodi të ri të emisionit të saj , “Chicken Soup Date”, me prezantuesen Emilia Diemoldenberg.
“Të dalësh me një djalë më të ri”, tha idhulli muzikor në mënyrë karakteristike për pyetjen përkatëse.
Cher, e cila është në lidhje me Alexander Edwards, 37 vjeç, foli për romancën e saj të papritur me artistin, duke zbuluar se marrëdhënia e tyre ishte rindezur përmes mesazheve.
Këngëtarja e “Believe”, ka shpjeguar se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i saj të dashurohet me dikë 40 vjet më të vogël.