Një nga dhjetë personat më të kërkuar të FBI-së, i akuzuar për vrasjen e një gruaje të re në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, është arrestuar nga oficerë ushtarakë dhe policorë meksikanë.
Sipas FBI-së, e cila konfirmoi arrestimin e tij bëhet fjalë për Alejandro Rosales Castillo, 27 vjeç, një shtetas amerikan.
27-vjeçari akuzohet për vrasjen e Chuk Quan “Sandy” Leigh Laya, një gruaje të re amerikane me origjinë vietnameze, me të cilën ai punoi për një kohë në një restorant në Charlotte, Karolina e Veriut.
FBI ofroi një shpërblim prej 250,000 dollarësh për çdo informacion që mund të çonte në arrestimin e tij.





