Zbulohet identiteti i biznesmenit që u kërcënua me vdekje së bashku me familjen e tij, për t’u tërhequr nga një tender i fituar në Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i kompanisë “Meteo” me qendër në Cërrik, i cili operon kryesisht në fushën e ndërtimit.

Së fundi ai kishte fituar një tender me vlerë 1 milionë euro, për furnizimin me lëndë drusore të shkollave nga Bashkia e Tiranës.

Për ngjarjen policia vuri në pranga 3 persona dhe shpalli në kërkim një tjetër.