Era e fortë që ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Vlorës u ka “hapur punë” punonjësve dhe rojes së një pallati në ndërtim, në zonën e Skelës. Era ka shpërndarë në rrugë kubat me ferizol, duke e bërë të pamundur mbledhjen e tyre.
Në videon e realizuar nga gazetari Enrik Mehmeti, duket qartë se ndërkohë që punonjësit kapin disa kuba me ferizol, të tjerë i shpërndan era në rrugë, duke ua vështirësuar më shumë punën. /BalkanWeb/