“Do të mbyllim çdo aktivitet prodhues në të gjithë Italinë. Të gjitha ato që nuk janë të domosdoshme”.
Me këtë fjalim ju drejtua sot në mbrëmje kryeministri italian, Giuseppe Conte kombit të tij, që ditën e sotme regjistroi një rekord tjetër negativ në luftën kundër koronavirusit, me 793 të vdekur në 24 orë.
“Kjo është sfida më e vështirë që pas luftës”,– tha kryeministri Conte, ndërsa nënvizoi se do të vazhdojnë të jenë të hapura supermarketet, dyqanet ushqimore, farmacitë, raporton La Repubblica.
Pak orë më parë, ishin gurvernatorët e Lombardisë dhe Piemontes që firmosën masat e reja drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në veri të Italisë.
Në Lombardi mbyllen të gjitha zyrat publike, kantieret, aktivitetet në ambiente të hapura etj.





