Sandër Cerri, viktima e aksidentit fatal që ndodhi ditën e djeshme në një kantier në Trento, në Itali ishte me origjinë nga Durrësi dhe prej 13 vitesh jetonte me familjen në Mezzolombardo.
Humbja e jetës e 39-vjeçarit ka lënë të pikëlluar familjarët dhe miqtë e të ndjerit.
Në komentet në rrjete sociale, ata shprehin dhimbjen për humbjen e papritur të të riut, i cili vdiq në spital nga dëmtimet në kokë, të shkaktuara nga shembja e papafingos në një pallat që po rikonstrukturohej.
Në lulen e rinis Sandri”, “i qoft dheu i leht dhe zoti i dhënt forcë familjareve për këtë dhimje të madhe” “Ngushellime të sinqerta për mikun tonë”, “i pashtershëm dhe i palodhur”, shkruajn të njohurit e tij në rrjetet sociale.





