DURRËS, 26 nëntor 2014 – Karabinieria italiane, që nga data 24 nëntor 2014 po vazhdon një operacion antidrogë nga Sicilia në Torino. Një bandë e madhe narkotrafikantësh italianë kishte ndërtuar një rrjet të sofistikuar për të importuar droga të ndryshme nga Shqipëria dhe Rumania e më pas për t’i shitur ato me shumicë dhe pakicë në Itali. Karabinierët kanë arrestuar deri tani 24 persona dhe kanë marrë në hetim 36 persona të tjerë. Ndër të arrestuarit janë edhe dy shqiptarë: Emiljano Përnoci, 38 vjeç prej shumë vjetësh banon në Itali me dokumente të rregullta qëndrimi dhe Briken Lekaj, 29 vjeç.
Brikeni në shkurt 2013 u arrestua për trafik ndërkombëtar droge të mbetur në tentativë pas kapjes në Terminalin e Pasagjerëve të Portit të Durrësit të Elvir Haxhiajt në 2 shkurt 2013 me rreth 56 kg kanabis. Elviri ishte thjesht shofer i autobuzit në pronësi të Briken Haxhiaj, që u largua nga Porti i Durrësti, pasi mësoi se u kap droga. Në 30 prill 2013 Kolegji Penal I Gjykatës së lartë i përbërë nga gjykatësit: Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj dhe Artan Zeneli vendosi talironte Briken Lekajn nga masa e sigurisë arrest me burg duke e cuar cështjen edhe një herë për rigjykim në Gjykatën e Apelit të krimeve të rënda, për arsye proceduriale. Në këtë mënyrë Brikenit ju dha mundësia të vazhdonte në Itali i pashqetësuar aktivitetin e vet si narkotrafikant, derisa u arrestua nga karabinieria italiane.
Ndër të hetuarit nga karabinierët janë edhe 2 shqiptarë: Ilir Pernoci me origjinë nga Manza (Shqipëri) dhe banues me dokumente të rregullta në Urbania në Itali si dhe Loris Laja, 23 vjeçe banuese në Torino.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





