Janë trefishuar në krahasim me dje të identifikuarit me Covid në Maqedoninë e Veriut ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 114 raste të reja Covid (dje ishin 34) dhe 1 viktimë (dje ishin 4).

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 14455 për një total prej 604 viktimash që prej fillimit të pandemisë, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 11 500 mijë.

Kroacia ka raportuar për 145 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 10 414 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 187.

Gjithashtu janë shëruar edhe 7735 pacientë.