15 Shtator 2014 – Shkencëtarët kanë arritur të vërtetojnë që dikur Marsi ka patur ujë në sipërfaqen e tij, por para shumë kohësh. Ndërsa tani shkencëtarët kanë gjetur prova që mund të ketë akoma ujë në Mars, të paktën gjatë sezoneve të ngrohta. Duke studiuar disa kratere të pazakonshme të planetit, shkencëtarët panë disa shenja, të cilat mendojnë të jenë kanale të formuara nga kalimi i ujit. Kjo u ka dhënë shpresa të mëdha për gjetjen e ujit në Mars.

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/