Avioni i parë me shtetas afganë të cilët do të strehohen në Shqipëri pritet të mbërrijë në Rinas para mesnatës së të martës (17 gusht 2021).

Godinat nr 7 dhe 8 në Qytetin Studenti janë boshatisur që prej mëngjesit, pasi studentët kanë liruar dhomat për t’u zhvendosur në një tjeter ambient.

Sipas burimeve, grupi i parë i cili do të mbërrijë në Shqipëri do të përbëhet nga rreth 250 shtetas afgane, ku përfshihen ata persona të cilët kanë dhënë kontributin e tyre krah SHBA-së dhe NATO-s gjatë misioneve në Afganistan.

Bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Pak orë para operacionit ambasadorja amerikane në Tiranë zhvilloi një takim më ministren e jashtme Olta Xhaçka mesditën e sotme.

Yuri Kim vlerësoi kontributin e Shqipërisë për strehimin e shtetasve afganë por nuk tha një shifer të saktë në lidhje me numrin e personave që do të strehohen në vendin tonë.

“E vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë pë rata që poi kin nga një zonë e luftës. Bota duhet ta dijë dhe duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Nuk kemi një numër të saktë ende sepse ndryshon nga momenti në moment”.