Një 40-vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet se i ka vjedhur varësen e floririt një vajze nga qafa.
Ishte 25-vjeçarja E.I që denoncoi në Komisariatin e policisë se në lagjen “8 shkurti” i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.
Menjëherë pas kësaj u identifikua autori i vjedhjes Ervin Kuka ,40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi vajzës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.






