Sherret me sende të forta janë bërë thuajse pjesë e pandarë e njoftimeve për shtyp që përcjell policia e shtetit çdo ditë për Durrësin.

Një tjetër rast është shënuar në qytet, konkretisht në lagjen nr. 12, ku protagonistët e radhës janë dy të rinj dhe një burrë i moshës 58 vjeç, nga Durrësi e Tirana.

Shtetasit A.G. 20 vjeç; Q.B. 58 vjeç dhe F.D. 33 vjeç, banues në Tiranë e Durrës, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Nuk dihen shkaqet e sherrit mes këtyre tre personave, të cilët nuk i kursyen sendet e forta kundrejt njëri-tjetrit. Rasti u regjistrua rreth orës 09:30 të ditës së premte.

Ka nisur procedimi penal ndaj 3 të përfshirëve në sherr.