DURRËS, 27 tetor 2014– Duke shqyrtuar disa dokumenta në serbisht, që na ranë në dorë disa kohë më parë, na tërhoqi vemendjen njëri prej tyre. Në dokumentin metitullin në serbisht “Informacija” përshkruhej një marrëveshje zyrtare ndërmjet Minstrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Marrëveshja ka numrin 08-3120/3-13 e datës 10 janr 2014. Sipas marrëveshjes Mali i Zi do të demontonte në ULP Mjekës 50 380 copë predha tip blindshpues-djegës për top kundërajror kalibër 20 mm. Predhat, që do demontoheshin në ULP Mjekës, peshonin 17,13 ton. Bëhet fjalë për municion për topa kundërajrorë tri grykësh model m 55 a2b1, që në zhargonin ushtarak serb quhen “Trocevac”, ndërsa në zhargonin ushtarak kosovar quhen “Tri ceva”. Ky lloj topi kundërajror është prodhuar për herë të parë në vitin 1971 në fabrikën serbe të armatimeve “Cervena Zastava” në qytetin e Kragujevacit. Ky model topi është modernizuar tri herë nga fabrika prodhuese, ndërsa predhat e tij në librin e armatimeve (tabelën e kompletimit-TOB) të ushtrisë serbe shënohen si municione artilerie tip R20/3m. Këto predha artilerie kundërajrore, që sipas marrëveshjes do demontoheshin në ULP Mjekës, janë pronë e Malit të Zi.
Marrëveshja është nënshkruar nga Miodrag Radushinovic zv/ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, që mbulon burimet materiale,standartizimin dhe modernizimin e ushtrisë malazeze. Theksojmë se z. Radushinovic 10 vjet më parë ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i doganave malaze. Marrëeshja për palën malazeze është nënshkruar edhe nga nën/kolonel Nebojsha Lukovic me nr. Celulari 00 382-67-222-109.
Për palën shqiptare marrëveshja është nënshkruar nga zonja Mirela Roshi me nr. Celulari 069 72 72 428. Nga kontrolli në internet mësuam se zonja në fjalë është një avokate shqiptare e specializuar në cështjet e divorcit dhe sidomos përsa i përket problemeve të fëmijëve të cifteve të divorcuara.
Në marrëveshje është detajuar gjithçka me hollësi, si psh detyrimet e palës dërguese dhe asaj pritëse, pagesat e ndryshme deri edhe te mënyra e transportit, masat e sigurisë gjatë transportit, deri në ULP Mjekës etj.
Kontrolluam në sajtin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe në sajtin e Shtabit të Përgjithshëm, por nuk gjetëm asgjë për këtë marrëveshje midis ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve. ULP Mjekës, gjithashtu nuk kishte bërë publike asgjë për demontim në këtë uzinë të municioneve të tilla të prodhuara në Serbi, por në pronësi të shtetit malazez.
Për të zbatuar rregullin e gazetarisë të dëgjimit të të dyja këmbanave kontaktuam me SMS me zj. Edlira Prendi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Zj. Edlira ju përgjigj interesimit tonë me një SMS me këtë përmbajtje: NSPA bën lehtësimin e sh. Projektve në Shqipëri. Deri tani ka punuar me demontimin e stokut të municioneve të trashëguara nga sistemi i kaluar. Agjensia e N. Ky mesazh, që duket si i mbetur përgjysëm na mbërriti në celular në orën 14; 19 të datës 21 tetor 2014. Duke u nisur nga një përgjigje e tillë e mangët gjykuam se do ishte me interes për lexuesin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë “londineze”, që të mësonin për këtë marrëveshje midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Bashëkëpunimi në fushën e import-eksport-tranzitit të armatimeve dhe municioneve midis autoriteteve shqiptare dhe serbo-sllave nuk është dicka e re. Përkundrazi ky bashkëpunim ka vazhduar për mbi 12 vjet, gjatë kohës, që në krye të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë katër ministra të ndryshëm (Majko, Mediu, Imami dhe Kodheli), që i përkasin tre partive të ndryshme të majta e të djathta. Na habit vetëm fakti pse Ministria e Mbrojtjes apo edhe Shtabi i Përgjithshëm, nuk e kanë bërë publike një marrëveshje të tillë, kur ato reklamojnë në detaje cdo aktivitet sado të vogël, si psh dërgimin e dy, tre ushtarakëve për studime jashtë Shqipërisë apo pastrimin e Plazhit të Shëngjinit nga plehrat me forcat e ushtrisë shqiptare.
Po e mbyllim shkrimin tonë me pyetjet: pse vallë Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk e bënë publike këtë marrëveshje? Të jetë vallë meraku i ruajtjes me fanatizëm i sekretit ushtarak burimi i kësaj mostransparence? Po fqinjët tanë sllavë, malazezët pse vallë nuk e ruajtën këtë “sekret” ushtarak me kaq fanatizëm sa homologët e tyre shqiptarë?!
Nga burime të hapura informacioni serbe kemi marrë vesh se ushtarakët shqiptarë do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta ( në një kuadër shumë palësh) me forcat e armatosura serbe në territorin e Republikës së Serbisë gjatë muajit nëntor. Gjejmë rastin të pyesim publikisht Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e përgjithshëm, nëse do ta bënjë publike një aktivitet të tillë (atë të muajit nëntor), apo shqiptarëve do t’u duhet të informohen për këtë aktivitet nga burime të hapura informacioni, serbe?!
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





