Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Durrës ka kapur katër drejtues motorësh të cilët lëviznin me mjetet e tyre pa patentë.
Gjatë ditës së djeshme, pas një kontrolli të forcave blu nëpër Durrës, ka rezultuar se shtetasi:
- Y.M, 63 vjeç, banues në Durrës, në rrugën “Martin Camaj” drejtonte pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”.
- K.P, 56 vjeç, banues në Durrës, në rrugën “Martin Camaj” drejtonte pa leje drejtimi motorin tip “Piaxho”.
- T.T, 22 vjeç, banues në Durrës, në rrugën “Martin Camaj” drejtonte pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”.
- F.N, 20 vjeç, banues në Tiranë, pranë tregut industrial, drejtonte pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.
Materialet në ngarkim të katër personave të lartpërmendur u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 291 i Kodit Penal.





