“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit”.

Kështu shkruan në Instagram kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka një ftesë për ndjekësit e tij. 

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira”, shkruan kreu i opozitës.